Rritje e fluksit të pacientëve te Infektivi në QSUT, mjekja Qato: Vaksinimi, masë thelbësore për parandalimin e komplikacioneve

Sociale | 9 muaj më parë

Muaji janar ka shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit të pacientëve në Shërbimin Infektiv të QSUT, kryesisht me simptoma të gjendjes gripale. Mjekja infeksioniste, Migena Qato, këshillon për rritje të kujdesit personal dhe vaksinimit si masa thelbësore për parandalimin e komplikacioneve.

“Virozat dhe gripi janë kryefjala e diagnozave infektive që pranohen në shërbimin infektiv aktualisht. Në çdo shërbim 24-orësh tonin e pakta e rasteve të paraqitura në ditët tonë më të mira janë 100 raste. Rastet paraqiten me simptomatika të ndryshme, grupmoshat janë të ndryshme, mbi moshat 14-vjeç deri në moshat e treta. Shtrimet prevalojnë moshat e treta. 30-40% e rasteve që paraqiten në  urgjencë, janë kandidatë për hospitalizim”, deklaroi Qato.

Në lidhje me virusin e ri që po qarkullon në Indi, Qato bën me dije se aktualisht nuk ka asnjë rast të konfirmuar në vendin tonë, duke theksuar se Shërbimi Infektiv ndodhet në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate të mundshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme