Rrjedhje e sekreteve hetimore, kryeprokurori i Spanjës në gjyq, rrezikon deri në 7 vite burg

Kryeprokurori i Përgjithshëm i Spanjës Alvaro Garcia Ortiz po përballet me një proces gjyqësor ku akuzohet për rrjedhje të sekreteve hetimore me qëllim goditjen e opozitës konservatore të vendit, një çështje kjo e paprecedentë që ka tronditur qeverinë e kryeministrit Pedro Sanchez.
Garcia Ortiz është i pari Kryeprokuror i Përgjithshëm në detyrë në historinë e Spanjës që përballet me togat e zeza. Ai akuzohet për rrjedhje të dosjeve hetimore të një çështjeje ndaj biznemetit Alberto Gonazales Amador, nën hetim për mashtrim me taksat dhe partner I kryetares së djathtë të njësisë administrative të Madridit, Isabel Diaz Ayuso.
Partia Popullore në opozitë së cilës i përket Ayuso, ka akuzuar kryeprokurorin e emëruar në detyrë nga qeveria socialiste në 2022-in se ka organizuar rrjedhjen e informacioneve me qëllim që të dëmtonte Ayuso-n.
Në seancën gjyqësore të se hënës, Ortiz u pyet nëse ishte fajtor për krimet që akuzohej, një pyetjeje që iu përgjigj duke thënë thjesht jo. Në fazën e parë të gjyqit ndaj tij që pritet të zgjasë gjashtë ditë do të dëshmojnë katër prokurorë si dhe biznesmeni Amador.
Nëse shpallet fajtor Garcia Ortiz mund të dënohet me deri shtatë vite burg dhe të mos lejohet të ushtrojë profesionin e tij.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




