Rrjetet sociale si burim konflikti, debatet online shpesh kalojnë në përplasje fizike mes adoleshentësh e të rinjsh

Sociale | 11 muaj më parë

Keqpërdorimi i rrjeteve sociale nga fëmijët dhe adoleshentët, gjatë viteve të fundit, po shndërrohet në një fenomen gjithnjë e më shqetësues për prindërit dhe institucionet përgjegjëse ku kontrolli i përdorimit të telefonit, internetit dhe platformave digjitale po bëhet gjithnjë e më i vështirë, duke krijuar hapësirë për sjellje të rrezikshme dhe konflikte mes të rinjve.

Shumë familje shprehen skeptike se ndryshimet ligjore të propozuara për rregullimin e përdorimit të rrjeteve sociale apo telefonave do të sjellin rezultate të prekshme në uljen e problematikave.

Lirie Gjana, Koordinatore Kundër Dhunës në Familje, pohon se nuk kanë munguar rastet ku konfliktet mes adoleshentëve kanë nisur në rrjetet sociale dhe janë përshkallëzuar deri në dhunë fizike.

“Është bërë e pranishme kjo dhuna verbale apo bullizmi siç e quajmë ne në shkolla por edhe ne rrugë në forma të reja nëpërmjet rrjeteve sociale”, tha ajo.   

Ajo thekson se fenomeni kërkon ndërhyrje më të thellë përmes edukimit digjital, bashkëpunimit shkollë–familje dhe zhvillimit të programeve që parandalojnë dhunën dhe sjelljet problematike te të rinjtë.

Sipas ekspertëve, parandalimi i keqpërdorimit të rrjeteve sociale mbetet sfidë që kërkon angazhim të gjerë, si nga institucionet arsimore, ashtu edhe nga prindërit, të cilët luajnë rol kyç në mbikëqyrjen dhe edukimin e fëmijëve për një përdorim të sigurt të teknologjisë.

Gazetare: Sh. Elezaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme