Rruga Shëngjin-Velipojë, pritet të nxisë turizmin dhe do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve

Sociale | 2 vite më parë

Rruga Shëngjin-Velipojë, e cila do të hapet së shpejti do të japë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e turizmit në dy plazhet më të mëdha të zonës së Veriut.

Diçka e tillë bëhet e ditur nga nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Elson Frroku, sipas të cilit ky segment panoramik do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes dy zonave dhe do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut gjatë sezonit të verës ku dhe fluksi i pushuesve është mjaft i lartë.

“Po e presim për dy arsye, një për t’i treguar pushuasve të cilët kanë qenë konservator me Velipojën, dhe e dyta për të koordinuar ngarkesën e trafikut”, tha Frroku.

Ky aks rrugor mjaft i rëndësishëm do të shkurtojë distancën prej rreth 60 km në 15 km dhe kohën e udhëtimit në 15 min. Përgjatë gjithë gjatësisë, rruga Shëngjin-Velipojë, ruan të paprekura plazhet e Shëngjinit, Ranës së Hedhur, Rrjodhit apo peizazhet natyrore si laguna e Vilumit.

Ky investim po realizohet me financim të BERZH dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kap vlerën e 15 miliard lekeve dhe pritet të hapet brenda fundit të këtij viti.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme