Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

Aktualitet | 9 muaj më parë

Autoritetet malazeze njoftojnë se më 26 janar 2026, duke nisur nga ora 11:30, Shoqata e Kamionistëve të Malit të Zi do të zhvillojë një protestë 48-orëshe.

Për këtë periudhë, nuk do të lejohet qarkullimi i kamionëve nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Do të lejohen vetëm automjetet e vogla, emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.

Policia e Kufirit në Hanin e Hotit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë për respektimin e kufizimit, për të shmangur bllokimet dhe incidentet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme