RTSH feston fundvitin – Mbrëmje speciale për stafin, me shprehje mirënjohjeje e përcaktim sfidash

Kulturë | 10 muaj më parë

Stafi i Radio Televizionit Shqiptar festoi mbylljen e një viti të gjatë të mbushur me ngjarje të shumta, sfida dhe suksese.

Festa bëri bashkë të gjithë në hollin e pallatit të kongreseve.

Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH, Eni Vasili, vlerësoi punën dhe përkushtimin e stafit gjatë vitit që lamë pas. Ajo u ndal edhe te sfidat e vitit të ardhshëm, duke theksuar vizionin për forcimin e RTSH dhe rritjen e cilësisë së përmbajtjes për publikun.

“Ju te keni kushte te mira pune, vlerësim të mirë pune, kjo është gjeja kryesore për mua, kështu që forca qe nga janari, më mire se deri tani”, tha drejtoresha e RTSH-së.

Në mbyllje, pritja u kthye në një moment reflektimi dhe motivimi për vitin e ri që po vjen.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme