RTSH pret vizitorë të veçantë, fëmijët vizitë në ambientet e medias publike

Kulturë | 9 muaj më parë

Radio Televizioni Shqiptar pati mysafirë të veçantë, fëmijët e kopshteve të Tiranës të cilët vizituan ambientet e medias publike. Të surprizuar nga gjithçka që ndodh pas kamerave, nga televizioni që u sjell më afër serialet e tyre te preferuara shumë prej tyre patën dëshirë të improvizonin.

Fëmijët patën mundësinë të përftonin nga afër ndjesi të veçanta, secili duke e parë në mënyrën e tij. Ata  panë disa nga studiot kryesore ku zhvillohen emisionet dhe të gjithë teknikën që vihet në dispozicion gjatë transmetimit.

Plot kërshëri dhe entuziazëm, hapat e tyre ndaluan në një tjetër studio të Radio Tiranës, ku ndoqën nga afër transmetimin live të emisioneve.

Magjia e afrisë me të padukshmen nga ekrani shpesh shoqërohej edhe me habi dhe emocion nga ana e të vegjëlve.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme