Rusia bombaron sërish Kievin, vriten 21 persona

Botë | 1 vit më parë

Kievi u bombardua gjatë natës nga sulmi i dytë më i madh ajror i Rusisë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës, me të paktën 21 të vrarë, përfshirë katër fëmijë.

Nga sulmet ruse u dëmtuan ndërtesat e BE-së dhe Këshillit Britanik, duke sjellë kështu reagimin e menjëhershëm të ndërkombëtarëve e britanikëve të cilët thirrën diplomatët më të lartë rusë në kryeqytetet e tyre.

Kreu i Administratës Ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko bëri me dije se mes viktimave ka edhe fëmijë të moshave 2, 17 dhe 14 vjeç.

Forcat ajrore të Ukrainës deklaruan se Kremlini lëshoi ​​629 armë sulmi ajror në vend gjatë ditës, duke përfshirë 598 dronë dhe 31 raketa.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë reagoi duke thënë se goditi “ndërmarrjet e kompleksit ushtarako-industrial dhe bazat ajrore ushtarake në Ukrainë” duke përdorur “armë me precizion të lartë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme