Rusia hedh poshtë deklaratën e Trump. Lavrov: Nuk do të negociojmë për territorin tonë!

Europë | 2 vite më parë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Rusia nuk do të pranojë asnjë ndryshim në menaxhimin e centralit bërthamor të Zaporizhzhias dhe ka këmbëngulur se pushtimi i Krimesë nga Moska është një “marrëveshje e përfunduar”.

“Nuk kemi marrë kurrë një ofertë të tillë dhe nëse e marrim, do të shpjegojmë se termocentrali drejtohet nga Rosatom. Siguria është plotësisht e garantuar, pavarësisht përpjekjeve të rregullta të Ukrainës për të provokuar një fatkeqësi bërthamore në Evropë dhe Ukrainë,” tha Lavrov, duke shtuar se uzina është nën monitorim të vazhdueshëm nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Paralelisht me çështjen e Zaporizhzhias, Lavrov theksoi se çështja e Krimesë është e mbyllur. “Rusia nuk negocion territorin e saj,” deklaroi ai, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi mundësinë e përfshirjes së statusit të gadishullit në bisedimet e paqes.

Ai  përjashtoi kategorikisht çdo rikthim të saj nën kontrollin e Ukrainës.  Plani i paqes me shtatë pika i raportuar nga Uashingtoni thuhet se parashikon njohjen e sovranitetit rus mbi Krimenë nga ana e SHBA-së.

Megjithatë, Presidenti Zelensky ka përjashtuar vazhdimisht dorëzimin e çdo territori ukrainas, duke e konsideruar këtë veprim në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Një ditë më parë, Presidenti i SHBA, Donald Trump tha beson se Volodymyr Zelensky është gati të “heqë dorë” nga Krimeja në një marrëveshje paqeje me Rusinë.

“Oh, unë mendoj kështu”, u tha Trump gazetarëve të dielën në mbrëmje, i pyetur nëse ai mendonte se presidenti ukrainas do të lëshonte territorin që Rusia pushtoi në 2014.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme