Rutte konfirmon: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi se samiti i ardhshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të organizohet në Shqipëri.
Deklarata u bë në përfundim të Samitit të NATO-s në Ankara, ku liderët e 32 vendeve anëtare diskutuan mbi sigurinë euroatlantike, rritjen e investimeve në mbrojtje dhe sfidat me të cilat përballet Aleanca.
I pyetur nga gazetarët për vendin pritës të samitit të ardhshëm, Rutte u shpreh: “Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë në Shqipëri. Ky është vendimi në Hagë, por edhe në Ankara. Kështu që do të vendosim edhe për kohën ekzakte se kur do të mbahet”.
Organizimi i samitit në Shqipëri konsiderohet një vlerësim për rolin e vendit brenda Aleancës dhe konfirmon rëndësinë e tij strategjike në Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria, anëtare e NATO-s që prej vitit 2009, do të presë për herë të parë samitin e liderëve të Aleancës, duke mirëpritur krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare për të diskutuar çështjet kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




