Rutte në Davos: Çështja kryesore është Ukraina. Mund të humbasim topin duke u përqendruar mbi Groenlandën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos u ndal te dy çështje, atë të Groenlandës dhe luftës në Ukrainë.
Ai theksoi se çështja kryesore nuk është Groenlanda, por Ukraina. Rutte thase është “pak i shqetësuar se mund të humbasim topin duke u përqendruar kaq shumë në këto çështje të tjera”.
Sipas tij, pavarësisht humbjeve në dhjetëra mijëra njerëz në dhjetor, Rusia po i shton ende sulmet e saj ndaj Ukrainës.
Rutte shton se përparimi në bisedimet e paqes dhe një kredi e re prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën nga komisioni i BE-së, e cila është dakordësuar rishtazi, nuk duhet t’u japë anëtarëve të NATO-s në Evropë idenë se mund të “harrojnë mbrojtjen e Ukrainës”.
“Ata kanë nevojë për mbështetjen tonë tani, nesër dhe pasnesër. Kam nevojë që aleatët evropianë të përqendrohen në këtë çështje”, shtoi Rutte.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




