Sa ka paguar Reali për “lirinë” e Trent Aleksandër Arnold

Pak orë pas zyrtarizimit të kontratës së Trent Aleksandër Arnold mediet spanjolle dhe ato britanike kanë nisur që të tregojnë për shifrat e vërteta që i është dashur të paguajë Florentino Perezit për lojtarin në fjalë.
Siç dihet anglezi u largua nga “Anfield Road” si parametër zero. Në të vërtetë shifrat e transferimit do të mësohen vetëm në fund të vitit kur Reali, i detyruar të bëjë publik bilancin vjetor, do të tregojë edhe sasinë e ofruar lojtarit për të braktisur klubin që e formoi në këtë mënyrë.
Në Angli janë të bindur se Reali i ka dhënë Liverpulit plot 10 milionë euro për 25-vjeçarin pasi ka dashur që ta ketë gati për Botërorin e Klubeve. Në bazë të kontratës Arnold ishte i Liverpulit deri më 30 qershor të 2025-ës, por Botërori i Klubeve nis me 15 qershor dhe Reali nuk mund ta federonte nëse nuk gjente gjuhën e përbashkët me ekipin anlgez.
Sipas medieve britanike në fillim Reali i ka ofruar Liverpulit 1 milionë euro, por pas refuzimit të ekipit ishullor, Perez ka paguar plot 10 milionë euro. Për mediet spanjolle kjo shifër nuk është e saktë pasi është raportuar se Liverpuli, për të lënë të lirë Arnold një muaj përpara fundit të kontratës, ka përfituar 5 mln euro.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




