Zgjedhjet për kryetar të PD, Salianji kërkon rregulla për të garuar: Pa respektim të rregullave, demokracia cenohet

Partia Demokratike pritet të zhvillojë zgjedhjet e brendshme për kryetarin më 23 maj. Ish-deputeti Ervin Salianji, në një takim me intelektualë në Tiranë, theksoi se mungesa e respektimit të rregullave nga partitë politike cenon vetë demokracinë.
“Jam në politikë dhe jam pjesë e një partie politike. Çelim një cikël tryezash për të treguar që kreu i PD nuk ka mundësinë të mbledhë të gjithë flukset e opozitës. Në disa raste nuk do, në disa raste i ka zhgënjyer. Sepse në politikë ndaj janë mandatet, për të mbajtur përgjegjësi në fund të 4 viteve për ato që thua,” u shpreh Salianji.
Ai solli në vëmendje edhe nenin 46 të statutit të PD-së, duke theksuar se ky nen përcakton qartë se nëse partia nuk fiton zgjedhjet, kreut të PD i hiqet mandati dhe nuk ka të drejtë rikandidimi.
“Ka edhe një element tjetër, që kur dikush jep fjalën duhet mbajtur. Nëse thuhet që partia në nenin 46 nuk thotë mu vodhën zgjedhjet, neni 46 e ka të përcaktuar se nëse PD nuk fiton zgjedhjet, kreut të PD i hiqet mandati dhe nuk ka të drejtë rikandidimi. Është tashmë rregull i shkruar jo rregull koral”, shtoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




