Samiti i Diasporës/ Sala: Diaspora, partner kyç në reformimin e sistemit shëndetësor

Politikë | 7 muaj më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në fjalën e saj gjatë panelit “Diaspora dhe sistemi shëndetësor”, ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë mes diasporës dhe institucioneve shëndetësore shqiptare, duke e cilësuar këtë si një mundësi për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend.

Ministrja theksoi se Shqipëria është angazhuar në krijimin e një sistemi shëndetësor modern, por kjo është e pamundur pa ndihmën dhe kontributin e diasporës. Ajo bëri thirrje për profesionistët shqiptarë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë, të kontribuojnë në reformimin e shëndetësisë, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

“Unë u ktheva këtu me një ekip të mirë të dnërtoj një sistem shëndetësor modern. Por nuk e bëjmë dot pa ndihmën tuaj. Thirrje konkrete  për profesionistë brenda dhe jashtë vendit për të ndihmuar për reformën në shendetësi. Në këtë vizion, diaspora do të mbetet partrner i pazëvendësueshëm”, tha Sala duke u shprehur se është e nevojshme që të ndërtohen lidhje mes profesionistëve të shëndetësisë brenda dhe jashtë vendit.

Ajo e konsideroi samitin si një moment të veçantë për shkëmbimin e eksperiencave dhe për t’u mësuar me diversitetin, duke i inkurajuar të pranishmit të përfshihen në këtë proces të rëndësishëm.

“Moment emocionues. Ka mundësi të ndryshme për diasporën për t’u përfshirë. Koha gjithnjë e më shumë ka treguar se në shëndetësi krijohen ura dhe jo mure.

Dhe unë nuk dua ta shoh këtë samit, si diaspora dhe njerëzit që janë këtu, por si një gërshetim, bashkëpunim. Shkëmbimi i eksperiencave, e mrekullueshme. Gjithmonë ka më mirë. Duhet të mësohemi me diversitet e praktikë të zgjedhim më të mirën për ta aplikuar këtu”, theksoi ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme