Samiti i G7-ës në Évian-les-Bains, Presidenti Donald Trump mbërrin në Zvicër me fokus te marrëveshja e re me Iranin

Botë | 5 muaj më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbërritur në Gjenevë për të marrë pjesë në punimet e samitit të G7-ës që organizohet këtë javë. Në qendër të vëmendjes së këtij takimi të nivelit të lartë pritet të jetë marrëveshja e tij e re e arritur me Iranin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë udhëtoi gjatë natës me një fluturim direkt nga Uashingtoni. Nisja e tij u realizua në orët e para të mëngjesit, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së UFC-së të zhvilluar në hapsirën e “South Lawn”.

Takimi kokë më kokë me Presidentin francez, Emmanuel Macron

Pas uljes në aeroportin e Gjenevës, itinerari i Presidentit Trump parashikon zhvendosjen e menjëhershme drejt vendpushimit alpin të Évian-les-Bains në Francë, ku janë përqendruar edhe punimet zyrtare të samitit për këtë vit.

Gjatë ditës së sotme, agjenda diplomatike e udhëheqësit amerikan përfshin një takim dypalësh me mikpritësin e këtij organizimi.

Më vonë sot, ai do të takohet kokë më kokë me organizatorin e G7, presidentin francez Emmanuel Macron, me të cilin ka pasur një marrëdhënie të trazuar gjatë dekadës së fundit.

Ky takim pritet të jetë përcaktues për koordinimin e hapave të mëtejshëm mes fuqive të G7-ës lidhur me zbatimin e marrëveshjes rajonale me Teheranin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme