Samiti i NATO, Rama takohet me Rutten: Në fokus, investimi në Portin e Durrësit për terminalin ushtarak

Politikë | 1 vit më parë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Hagë për të marrë pjesë në punimet e samitit të NATO-s. Por para nisjes së samitit, kreu i qeverisë është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, ndërsa shoqërohej nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, kryetarja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Arben Kingji.

Kryeministri bën me dije në se fokus të bisedimeve dypalëshe të mbajtura me Rutten, ka qenë Ballkani Perëndimor, Samiti i NATO-s që do të mbahet në Tiranë në 2027-ën dhe Porti i Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.

“Hagë, Samiti i NATO-s – Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook, ndërsa e shoqëron me një galeri fotosh nga takimi.

Samiti i nivelit të lartë të NATO-s, po zhvillohet në qytetin e Hagës, në Holandë, më 24 dhe 25 qershor 2025. Në qendër të këtij samiti janë diskutimet për përforcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve të përbashkëta dhe sfidat e sigurisë rajonale dhe globale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme