Samiti i NATO-s në Hagë! Volodymyr Zelensky takohet me Donald Trump

Europë | 1 vit më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në kuadër të samitit të NATO-s ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Vetë presidenti ukrainas nëpërmjet një postimi në ‘X’ bën me dije se ai dhe Donald Trump diskutuan se si mund të arrihet një armëpushim dhe paqe e vërtetë në luftën Ukrainë-Rusi.

Presidenti ukrainas tha se takimi ishte “përmbajtës” dhe se të dy diskutuan se si të “mbrojnë popullin tonë”.

“Pata një takim të gjatë me Presidentin Trump. Ne trajtuam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme. Falënderoj zotin President, falënderoj Shtetet e Bashkuara. Diskutuam se si të arrijmë një armëpushim dhe një paqe të vërtetë. Folëm se si të mbrojmë popullin tonë. Ne e vlerësojmë vëmendjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes. Detajet do të vijojnë më pas”, shkruan Zelensky në aplikacionin X.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme