Samiti i NATO-s/ Rama dhe bashkëshortja mbërrijnë në Ankara, priten në darkën zyrtare të presidentit Erdogan

Politikë | 4 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, mori pjesë në darkën zyrtare të shtruar nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial në Ankara.

Çifti presidencial turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe Emine Erdoğan pritën kryeministrin Rama dhe zonjën Linda Rama në darkën zyrtare që shënon fillimin e aktiviteteve të nivelit të lartë të samitit dy-ditor (7-8 korrik), ku marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të 32 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Samiti i Ankarasë është samiti i 36-të i NATO-s dhe hera e dytë që Turqia e organizon pas vitit 2004 në Stamboll.

Ky samit synon të rishikojë progresin e bërë që nga Samiti i Hagës 2025 dhe të vendosë një hartë për objektivat kryesore të Aleancës: forcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, mbështetjen për Ukrainën dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes transatlantike

Gjatë samitit, kryeministri Rama pritet të zhvillojë takime bilaterale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe me presidentin Erdoğan.

Gjithashtu, kryeministri Rama do të marrë pjesë në sesionin e liderëve të vendeve anëtare të Aleancës, ku pritet të diskutohen çështje si ajo e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes, siguria në krahun jugor të NATO-s, situata në Ballkan dhe sfida të tjera gjeopolitike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme