Samiti i NATO, Trump mbërrin në Ankara, pritet nga Erdogan: SHBA-Turqi, marrëdhënie të shkëlqyera

Botë | 4 muaj më parë

Në kuadër të Samitit të NATO-s, Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në Ankara, ku është pritur nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoganit. Gjatë fjalës së tij, Trump e vuri theksin të lidhjet e ngushta midis SHBA-së dhe Turqisë, duke thënë “ne jemi miq të shkëlqyer, gjithmonë do ta gjejmë njëri-tjetrin”. Në lidhje deklaratat për t’i dhënë Turqisë avionë luftarakë amerikanë F-35, Trump tha se është një çështje që do të shqyrtohet.

“Ne do të vendosim për F-35, kemi marrëdhënie shumë të mira. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Turqinë”, theksoi ai.

Nga ana e tij, Erdogan tha se beson që një “vendim i favorshëm” në lidhje me avionët luftarakë F-35 do të dalë nga samiti i NATO-s në Ankara.

Trump më pas nuk e fshehu zhgënjimin e tij nga NATO-n, duke thënë se qëndrimi i shteteve anëtare të Aleancës në luftën kundër Iranit nuk ishte ai që ai priste dhe se ishte një provë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme