Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

Aktualitet | 4 muaj më parë

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, komentoi diskutimet rreth zhvillimit të samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë, duke theksuar se vendimi për organizimin e tij nuk është vënë asnjëherë në dyshim.

Sipas Zogajt, diskutimet kanë qenë të lidhura me kohën e zhvillimit të samitit dhe jo me faktin nëse Shqipëria do ta presë ose jo këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Zogaj theksoi se debati është zhvilluar në kontekstin e atmosferës së krijuar pas samitit të mbajtur në Turqi, ku janë ngritur pikëpyetje mbi kalendarin e aktiviteteve të ardhshme të Aleancës.

“Ne nuk e vumë në dyshim, ne vetëm raportuam atë që kanë thënë mediat botërorë, u tha edhe nga i ftuari jonë që gjithmonë konsiderohen edhe zbatimi i parametrave, por ne në diskutim thamë që do bëhet dhe është mirë që të bëhet sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.

Kjo është një çështje serioze dhe nuk është vënë në dyshim vendi por është vënë në dyshim a do të bëhet vitin e ardhshëm. Sepse është vënë në dyshim në një kontekst kronkret me atmosferën që u mbajt në Turqi. Është një gjë e mirë qëkur është marrë ky vendim i mirë dhe vazhdon të jetë një vendim i mirë për Shqipërinë dhe urojmë që të mos ndodhin ngjarje që të mos ndodhi ky takim në Tiranë”, u shpreh Zogaj.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme