Samiti me Trump në Alaskë, Putin: Ishte në kohën e duhur dhe shumë i dobishëm

Presidenti rus, Vladimir Putin tha të shtunën se takimi i tij me Donald Trump në Alaska ishte “në kohën e duhur dhe shumë i dobishëm”, shkruan CNN.
“Dua të theksoj menjëherë se vizita ishte në kohën e duhur dhe shumë e dobishme. Diskutuam praktikisht të gjitha fushat e bashkëpunimit tonë, por para së gjithash, sigurisht, folëm për një zgjidhje të mundshme të krizës ukrainase në baza të drejta”, tha Putin të shtunën, sipas Kremlinit.
Udhëheqësi rus duke vënë në dukje se negociatat e drejtpërdrejta të këtij lloji nuk kishin ndodhur në këtë nivel “për një kohë të gjatë” tha se Rusia respektonte qëndrimin e administratës Trump në lidhje me luftën në Ukrainë.
“Ne natyrisht e respektojmë qëndrimin e administratës amerikane, e cila sheh nevojën për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive, dhe gjithashtu do të donim që kjo të ndodhte. Ne do të donim të ecim drejt zgjidhjes së të gjitha çështjeve me mjete paqësore”, tha Putin.
“Biseda ishte shumë e sinqertë dhe substanciale, dhe sipas mendimit tim, na afron më shumë me vendimet e nevojshme”, shtoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



