Samiti “Rruga jonë drejt BE”- Spiropali: Plani i Rritjes afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE

Shqipëria priti sot liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, në samitin “Rruga jonë drejt BE”.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Europës, Elisa Spiropali, nw njw reagim nw rrjete sociale, e cilësoi samitin e mbajtur në Tiranë si një moment të veçantë për vendin dhe rajonin, duke theksuar se mikpritja e Shqipërisë për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian është një dëshmi e rolit aktiv të vendit në procesin e integrimit europian.
Ajo nënvizoi se ky takim sjell përfitime të prekshme për qytetarët dhe e vendos Shqipërinë në qendër të zhvillimeve europiane, duke u shprehur se “Tirana u bë sërish qendra e Europës, si mikpritëse e Samitit të sotëm për Planin e Rritjes, mekanizmit financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE. Qytetarët do të vijojnë të përfitojnë nga kostot më të ulura të komunikimeve me roaming, udhëtimet më të shpejta përmes ndërlidhjes më të mirë infrastrukturore, kufijtë më të shpejtë për shkëmbimet ekonomiko-tregtare apo shërbimet e digjitalizuara.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




