San Siro “refuzohet” nga UEFA, nuk mund të presë Euro 2032

Futboll Bota | 1 vit më parë

Stadiumi San Siro nuk i plotëson kërkesat e nevojshme për të pritur Euro 2032, pavarësisht se Milano është qyteti ideal për sa i përket kërkesave të UEFA-s në lidhje me transportin, akomodimin dhe gjëra të tjera të ngjashme. Kjo është ajo që doli nga takimi i mbajtur në Palazzo Marino, selia e Këshillit të Qytetit të Milanos, ku morën pjesë Interi, AC Milani, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dhe UEFA, si dhe vetë kryetari i bashkisë, Giuseppe Sala.

Takimi i sotëm ishte një nga njëmbëdhjetë të planifikuar për të shqyrtuar situatën aktuale të stadiumit përpara një vendimi përfundimtar për pesë vendet që do të presin turneun në verën e vitit 2032. FIGC duhet t’ia komunikojë vendimin e saj UEFA-s deri në tetor, me punimet e ndërtimit të planifikuara të fillojnë jo më vonë se marsi 2027.

Qyteti i Milanos dhe klubet do të kenë pak më shumë se një vit për të paraqitur një dizajn alternativ dhe përfundimtar, i cili mund të jetë ai që është aktualisht në diskutim për stadiumin e ri Meazza në zonën pranë stadiumit aktual.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme