Sanksionet kundër Iranit, Shqipëria mes 9 vendeve që janë rreshtuar krah BE-së

Nëntë vende partnere të BE-së dhe vende kandidate, mes të cilëve edhe Shqipëria, i janë bashkuar paketës së fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër “mbështetjes ushtarake të Rusisë nga Irani”.
Vendet kandidate Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Ukraina, Republika e Moldavisë dhe Bosnje-Hercegovina, si dhe vendet e EFTA-s, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, anëtarë të Zonës Ekonomike Evropiane, janë rreshtuar në krah të këtij vendimi të BE-së.
“Ata do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me këtë vendim zbatues të Këshillit”, thuhet në deklaratën e Këshillit Europian.
Më 14 maj, BE zgjeroi masat ndaluese kundër Iranit në funksion të mbështetjes së tij ushtarake ndaj veprimeve luftarake ruse në Ukrainë. Sanksionet përfshijnë ndalimin e eksportit për furnizimet e komponentëve të raketave në Iran dhe futjen në listën e zezë të personave juridikë dhe individëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




