Sanremo 2026 drejtpërdrejt në RTSH1. Nata e katërt nis me emocione, 30 duete nga artistët më të mirë italianë

Festivali i Sanremos 2026 ka nisur natën e katërt, e cila është edhe nata e dueteve dhe interpretimeve të këngëve “cover”. Të 30 artistët më të mirë në konkurs do të performojnë një këngë të njohur së bashku me një artist të ftuar, duke sjellë versione të reja dhe emocionuese të hiteve të njohura.
Për këtë mbrëmje speciale, prezantuesve Carlo Conti dhe Laura Pausini u bashkohet modelja Bianca Balti, ndërsa komediani napolitan Alessandro Siani është i ftuari misterioz i mbrëmjes.
Performanca u hap me magjinë e Laura Pausini, e cila interpretoi një kolazh këngësh të saj, përfshirë “Ritorno ad amare”, dhe më pas performoi në skenë “Immensamente” dhe “Io canto”, duke ngjallur emocione të mëdha te publiku.

Artistët konkurrojnë për votat e publikut dhe jurive të ndryshme: televotimi, juria në sallë, juria e shtypit TV dhe Web, si dhe juria e radiove. Ata që marrin më shumë vota do të shpallen fitues të mbrëmjes.
Emocionet e natës po transmetohen drejtpërdrejt për publikun shqiptar në RTSH 1 dhe RTSH Muzikë, duke sjellë atmosferën e magjishme të Sanremos direkt në shtëpitë e shikuesve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




