Sara Kapo rikthehet në Fest 64 me një histori dashurie

Kulturë | 12 muaj më parë

E ftuar në emisionin Çasti i Duhur nga Fjodora Fjora e ftuar ishte një nga pjesëmarrëset e FEST 64 Sara Kapa e cila ka rrëfyer për këtë rikthim në festival pas pjesëmarrjes së saj në Festivalin e 61 të këngës. Artistja shumëdimensionale, vjen në Fest 64 me këngën “Të dua shumë”, por me një histori ndryshe, ku Sara nuk është më personazhi kryesor, por rrëfimtarja e një historie dashurie.

“Kënga është pjesë e një hipie, pra një koleksioni këngësh, kjo është në mes. Është një histori dashurie, vajza po jep, por nuk po merr asgjë mbrapsht. Ishte interesante për mua të isha personazh në këngë, pra nëse herën e parë e kisha shumë personale, kurse në këtë këngë jam personazh. Kujt do që ja kam treguar këngën e ka pëlqyer. Në këtë projekt kam punuar me Tomorr Kuçin, I cili është orkestruesi i këngës , një djalë i talentuar kosovar”, shprehet ajo.

Më tej Sara ka rrëfyer edhe marrëdhënien me mamin e saj, Ema Andrean ndërsa ka marrë një dedikim nëpërmjet një video mesazhi Sara e emocionuar ka rrëfyer se Ema ka qenë gjithmonë busulla e saj në jetë. “Mamaja ime është frymëzim për mua, e kam pasur shembull dhe e kam ndjekur nga pas . Kur rritemi marrëdhënia me prindin ndryshon, jemi ne që i njohim më shumë ata, dhe jo ata ne”.

Për sa i përket anës  skenike ajo vendosi të mos zbulonte asgjë, duke lënë gjithçka surprizë për netët e festivalit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme