Saranda i ”rrëmben” turistët Gjirokastrës – Bie numri i rezevimeve gjatë verës në qytetin e gurtë

Vendet bregdetare në këtë periudhë kohore mbeten destinacionet kryesore që po tërheqin gjithnjë e më tepër turistët e huaj, duke sjellë uljen e bumit të rezervimevë në qytetin e trashëgimisë botërore Gjirokastër.
Pirro Dhima, administrator në një nga subjektet e hotilerisë shprehet se sezoni veror ka sjellë këtë rënie ndërkohë që shton se prenontimet më të larta janë vetëm gjatë fundjavave.
“Gjatë muajit qershor ka pasur një rënie të vizitorëve, kjo rënie do të ndjehet edhe në hotele apo shtëpi akomoduese“, tha Dhima.
Ndërkohë që kryetari i Dhomës së Tregtisë, Maksim Hoxha thotë se turistët në këto ditë të nxehta vere preferojnë të akomodohen në qytetet bregdetare por nuk përjashtojnë nga destinacionet e tyre edhe vendet që zhvillojnë turizëm kulturor.
“Për muajt korrik dhe gusht dihet që bie numri i turistëve dhe punojnë më shumë me individë”, tha Hoxha.
Sipas të dhënave të marra nga zyra e turizmit në bashkinë Gjirokastër, vetëm gjatë muajt qershor qyteti i gurtë është vizituar nga rreth 3 mijë e 500 turistë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




