Sarandë/ Kapet me armë pa leje dhe lëndë narkotike, në pranga administratori i lokalit

Aktualitet | 5 muaj më parë

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Administratori”, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe një rast të dyshuar të shitjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të kontrolleve të ushtruara në ambiente dhe subjekte të ndryshme të qytetit, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit në lokalin që ai administronte, në lagjen nr. 4 të Sarandës, si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, si dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e cila dyshohet se mbahej me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme