Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Aleatët tanë arabë të Gjirit po kalojnë në ofensivë kundër Iranit

Amerikë | 8 muaj më parë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ka deklaruar se aleatët arabë të Gjirit të SHBA-së po kalojnë në ofensivë kundër Iranit, duke sinjalizuar një bashkëpunim të ngushtë ushtarak në mes të tensioneve të larta në rajon.

Në një konferencë për shtyp në Pentagon Hegseth tha se ajo “çfarë po shihni tani është një përgjigje në rajon ndaj agresivitetit të Iranit. Në nivele të ndryshme, ata po na kontaktojnë, qoftë duke shkuar në ofensivë – gjë që po bëjnë – qoftë duke na dhënë akses shtesë, baza dhe fluturime mbi territorin e tyre. Po punojmë shumë ngushtë dhe po bashkëpunojmë me ta.”

Ai theksoi se aleatët si Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Bahreini, Kuvajti dhe Katari po koordinojnë mbrojtjen ajrore me SHBA-në për të zmbrapsur sulmet me raketa dhe dronë nga Irani.

Hegseth mohoi se objektivat e SHBA-së në Iran bazohen në mbështetjen ose armatosjen e ndonjë force të veçantë, duke iu përgjigjur raporteve për plane për të armatosur një kryengritje kurde iraniane.

Ai ka përsëritur vazhdimisht se operacioni nuk do të kthehet në një “luftë të pafund”, por do të jetë i fokusuar dhe vendimtar për të shkatërruar kërcënimet iraniane.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme