Sekuestrohen makina luksoze me vlerë 110 mijë euro në Tiranë, dy të dyshuar në kërkim
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Stolen Line”, i fokusuar në goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të automjeteve të vjedhura jashtë vendit. Pas hetimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim dy shtetas të dyshuar për trafikim automjetesh nga Italia drejt Shqipërisë.
Të dyshuarit, G. G., 34 vjeç, dhe S. S., 40 vjeç, akuzohen për trafikim të automjeteve luksoze si dhe për falsifikim dokumentesh me qëllim targimin dhe shitjen e tyre në vend. G. G dyshohet për trafikimin e një automjeti tip “Lynk&Co”, ndërsa S. S për trafikimin e një “Benz GLC”, ku në këtë të fundit dyshohet edhe ndryshim i numrit të shasisë.
Në kuadër të operacionit, Policia sekuestroi si provë materiale dy automjete të prodhimit të viteve të fundit, me vlerë totale rreth 110 mijë euro.
Hetimet vijojnë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, për të zbuluar raste të tjera të mundshme të trafikimit të automjeteve ku mund të jenë përfshirë të dyshuarit. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




