Sekuestrohet 1,1 tonë kanabis në Greqi. Në pranga 6 shqiptarë, vlera e lëndës narkotike 8 milionë euro

Një operacion i policisë greke, në bashkëpunim me forcat speciale EKAM, ka zbuluar një sasi prej 1,1 tonë kanabisi bashkë më arsenal armësh.
Grupi kriminal kishte kultivuar drogë në Greqi dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin, ndërkohë që tregtonte edhe kokainë dhe droga të tjera sintetike. Operacioni i policisë u zhvillua në zona të ndryshme të Athinës dhe Arkadias.
Autoritetet greke njoftuan se u arrestuan gjashtë persona me kombësi shqiptare. Si bashkëpunëtorë të tyre në ruajtje dhe magazinimin e drogës, parave, celularëve dhe transportin e kreut të grupit, u vunë në pranga edhe tri gra. Një 50-vjeçar i arrestuar, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë, ndërkohë rezultoi se jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi.
39-vjeçari Fatjon P. rezulton me precedentë penalë në Greqi për tentativë vrasjeje dhe grabitje në bashkëpunim, dhe ndodhej në masën detyrim paraqitje, ndërsa 50-vjeçari Arben M. rezulton me precedentë penalë për organizatë kriminale, drogë e armë si dhe shkelje të ligjit mbi emigrantët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




