SEPA ul kostot e transfertave, nga remitancat tek tregtia, 71 milionë euro më pak komisione

Ekonomi | 10 muaj më parë

Anëtarësimi në SEPA pritet t’u kursejë qytetarëve shqiptarë dhe ekonomisë shqiptare më shumë se 71 milionë euro në vit në transfertat ndërkombëtare të kryera nga ose drejt Shqipërisë.

Të dhënat bëhen të ditura nga Ekipi i Ekonomistëve Gjermanë (GET) në një studim të financuar nga Ministria Federale Gjermane për Ekonominë dhe Energjinë.

“Kjo shënon një hap shumë të madh jo vetëm drejt integrimit në BE, por përbën hapin më të madh cilësor që ka shënuar ndonjëherë Shqipëria në përafrimin me vetë vendet e BE-së”, tha ekonomisti Elvin Meka.

Për ekonomistin Meka, avantazhet janë të shumëfishta.

“Jo vetëm në termat e shpejtësisë, pra kohës që duhet për ekzekutimin e transfertave, të cilat pjesa dërrmuese e tyre realizohen brenda 24 orëve, por ajo që është më thelbësore ka të bëjë me uljen e kostos së transaksioneve”, nënvizoi ai.

Studimi i ekonomistëve gjermanë thekson gjithashtu se mbi 80% e pagesave ndërkombëtare të qytetarëve shqiptarë realizohen me vende të zonës SEPA.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme