Serbia bllokon fondet për Preshevën, Kosova denoncon ndërhyrjen dhe kërkon reagim nga Bashkimin Evropian

Kosovë | 6 muaj më parë

Një vendim i fundit i qeverisë serbe ka lënë pa mbështetje financiare mijëra shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës. Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, njoftoi se Beogradi ka bllokuar transfertat dhe donacionet që vijnë direkt nga Kosova. Ky bllokim nuk është një problem teknik, por një goditje e drejtpërdrejtë për 3650 nxënës dhe qindra fëmijë jetimë.

“Po preken qindra studentë, rreth një mijë bujq dhe mbi 130 organizata që varen totalisht nga këto programe zhvillimi”, denoncoi publikisht Rexhepi. Sipas tij, pengesa po bëhet përmes sistemit bankar me urdhër të qartë politik nga autoritetet e larta serbe.

Reagimi i Prishtinës ka qenë i menjëhershëm, duke e cilësuar këtë si një ndërhyrje të dhunshme në funksionimin e institucioneve shqiptare. “Kjo është hera e dytë që mjetet tona pengohen pa asnjë arsye, duke treguar një model të përsëritur bllokimi”, deklaroi Qeveria e Kosovës.

Kabineti qeveritar konfirmoi se ka nisur hapat konkretë për të vënë në lëvizje ndërkombëtarët lidhur me këtë situatë. Brukseli dhe faktorët e tjerë relevantë janë njoftuar zyrtarisht për këtë shkelje që cenon identitetin kombëtar të shqiptarëve në Luginë.

Gazetar: A. Mata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme