Serbia, trajneri Stojkoviç: Shqipëri agresive, por ne kemi ardhur për tri pikë

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Shqipërinë, që do të luhet të shtunën në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45.
“Shqipëria është një skuadër e mirë, agresive në fushë dhe ka një trajner të shkëlqyer, – ka theksuar Stojkoviç, – Ka lojtarë si Broja, Manaj, Asllani, Bajrami… duhet të tregohemi të kujdesshëm. Është një ekip shumë serioz dhe i motivuar”.
“Gjihsesi, ne kemi ardhur në Tiranë për të fituar, do bëjmë maksimumin për të arritur fitoren. Jemi stërvitur shumë dhe jam i kënaqur, formacionin e kam në mendje”.
Krahas trajnerit Stojkoviç, në konferencë për shtyp është paraqitur edhe sulmuesi, Aleksandar Mitrovic, i cili ka theksuar: “Fokusi ynë është fusha dhe fitorja, që më pas të synojmë kualifikimin. Një gol nga ana ime do të ishte qershia mbi tortë, por duam të fitojmë tri pikët dhe kaq”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




