Serena fiton sfidën e familjes ndaj Venus, avancon edhe “baby

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Serena Williams fitoi 2-1 ndaj motrës së saj më të madhe Venus Williams në turneun e Lexington që po zhvillohet në Amerikë. Motra e vogël e familjes fitoi sfidën nr.31 mes tyre, duke udhëhequr 19-12 ndaj Venus në përballjet direkte.

Një sfidë e vërtetë, që zgjati 2 orë e 21 minuta, me Venus që fitoi 6-3 setin e parë. Më pas erdhi përmbysja e Serena, që fitoi 6-3, 6-4 dy setet tjera, duke avancuar në çerekfinalet e turneut të Lexington.

Në fazën çerekfinale avancon edhe vogëlushja amerikane Cori Gauff, 17-vjeçe, që mposhti 2-1 numrin 11 në botë, bjellorusen Aryna Sabalenka. Ky turne i paraprin grand slam të US Open, që nis më 31 gusht në Nju Jork.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme