Serie A/ Napoli kualifikohet në Champions, fitore të rëndësishme për Milanin dhe Romën, zhgënjen Juventusi

Java e parafundit e Serie A ka dhënë një verdikt në lidhje me garën për një vend në Champions League: falë fitores 3-0 ndaj Pizës, me gola të McTominay, Rrahmanit dhe Hojlund, Napoli i Contes është i kualifikuar matematikisht në Ligën e Kampioneve.
Roma, Milan dhe Como gjithashtu fitojnë ndeshjet respektive dhe mbajnë gjallë shpresat për një vend në Champions sezonin e ardhshëm.
Mancini është heroi i derbit, duke shënuar dy herë për verdhekuqtë në fitoren 2-0 ndaj rivalëve të Lazios.
Nkunku dhe Athekame me golat e tyre i dhanë fitoren Milanit (2-1) kundër Genoas, ndërsa Moreno shënoi golin vendimtar në fitoren 1-0 të Comos ndaj Parmës.
Juventus surprizohet në Torino nga Fiorentina, që fiton 2-0 me golat e Ndour dhe Mandragora dhe për rrjedhojë bardhezinjtë zbresin në vendin e gjashtë në renditje, duke komplikuar pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




