Sezoni veror, rreth 7 mijë shtetas kalojnë Kakavijën në 24 orë

Sezoni veror ka bërë që pika kufitare e Kakavijës të ketë një fluks të shtuar të qytetarëve që hyjnë në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë dhe dalë 6741 shtetas, nga të cilët 3527 kanë hyrë dhe 3214 kanë dalë.
Nga të dhënat në pikën kufitare rezulton se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri 909 mjete dhe kanë dalë 1127 mjete drejt Greqisë.
Situata në këtë pikë kufitare paraqitet e qetë edhe për faktin se pala shqiptare po punon me kapacitete të plota, duke shmangur krijimin e radhëve në kufi.
Pala shqiptare punon me 5 sportele, 3 në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala greke [punon me 4 sportele, 2 në hyrje dhe 2 në dalje.
Gjatë sezonit veror janë të shumtë emigrantët shqiptarë që rikthehen në vendin e tyre për të kaluar pushimet dhe drejtuar bregdetit shqiptar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




