Sfidat e repartit MZSH Shkodër, në gatishmëri pavarësisht mungesës së burimeve njerëzore
Në 3 muajt e verës gjatë vitit të shkuar, reparti zjarrfikës në Shkodër ka përballuar 342 raste zjarri. Një shifër e lartë e cila sipas drejtorit të këtij reparti Agim Ponari, ka pasur vështirësi të shumta por bashkëpunimi me qytetarët ka qenë pozitiv.
“Kemi pasur 342 raste dhe i kemi përballuar të gjitha me sukses dhe kjo fal informacionit të shpejtë”, u shpreh Ponari.
Reparti i Shkodrës u ka ardhur në ndihmë edhe qyteteve të tjera në raste zjarresh pavarësisht mungesës së burimeve njerëzore. Ponari thotë se aktualisht në repart janë 34 efektivë kur në bazë të popullsisë duhej të ishin 3 herë më shumë.
“Vështirësi kemi sepse nuk kemi efektiv sa duhet, por besoj se shumë shpejt do të shtohemi me efektiv”, tha ai.
Krahas Shkodrës aktualisht puna është përqendruar edhe në zonën turistike të Velipojës ku një automjet së bashku me efektivet e ndërhyrjes, është stacionuar atje dhe do të qëndrojë deri në muajin shtator.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




