Sfidat ekonomike 2026, investimet përkundër pabarazive rajonale
Sfidat e vitit 2026, në sytë e ekspertëve, takojnë më së shumti vazhdimësinë dhe planet afatmesme.
“Në 2026 duhet në aspektin e asaj që tashmë nuk ka nevojë të pyesim se ku do shpenzojmë, por për çfarë do shpenzojmë. Sa do e lidhim këtë shpenzim me produktivitetin afatmesëm dhe afatgjatë dhe nga ana tjetër sa do të jetë cilësia e këtyre politikave që do të japi një tjetër lloj qasje, qoftë asaj çfarë kemi me integrimin por edhe me politikat e brendshme të fuqisë sociale.
Sa i përket politikës së investimeve, ajo që duhet të ndodh tashmë, duhet të reflektojë pikërisht cilësinë e tyre në aspektin e ndikimit në produktivitet. Një rritje e investimeve aty ku duhet dhe për të zhbërë atë pabarazi rajonale, pra duke integruar të gjithë vendin, jo vetëm ato që janë ekonomi që vlejnë për momentin, natyrisht që do japin një tjetër lloj qasje të ndikuar edhe në disiplinën fiskale” veçoi eksperti Eduard Gjokutaj.
Edhe më angazhuese, por edhe me siguri për familjet, sipas tij, do të pasojnë nga fokusi i politikave sociale.
“Pjesa e familjeve duhet të ndjejë një tjetër lloj sigurie sa i përket mënyrës që tashmë është konturuar. Do bëhet një politikë e re sociale, jo vetëm rritje e kontributit të buxhetit, por edhe një politikë që nuk do amortizojë goditjet. Por do ketë një qasje pak më afatmesme, apo të themi që do lidhet deri diku pak më shumë më kostot e jetesës dhe eliminimi deri diku të pabarazive që janë krijuar. Kjo është ajo që jep shpresë në propozimet që ka bërë Banka Botërore”, tha ai.
Në një panoramë të përmbledhur, jo thjeshtë si sfidë, por si pritmëri, eksperti Gjokutaj veçon qëndrueshmërinë.
“Mund të quhet si një vit i qëndrueshëm dhe i cilësisë së politikave. Do thoja një vit i provës së politikave dhe duhet të jetë viti i fillimit të transformimeve”, u shpreh eksperti.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



