Shabani: Proporcionali kombëtar ndëshkon të rinjtë që konkurrojnë në zgjedhje

Kryetari i Nismës “Thurja”, Endri Shabani, në emisionin ‘3D’ në RTSH, deklaroi se sistemi aktual zgjedhor që është në fuqi ndëshkon të rinjtë që konkurrojnë në zgjedhje.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme të sqarohet se sistemi zgjedhor i takon votuesit, pasi nuk jemi në kushtet e zbatimit të demokracisë direkte.
“Duhen përfshirë të gjitha palët. Si PD, edhe Rithemelimi do të duhej të dilte me propozime se se çfarë skeme ka. PD më parë s’ka pasur dëshirë që të ndryshojë sistemi. Nisma “Thurje” e kërkoi ndryshimin e sistemit, por të gjitha palët ishin kundër. Qytetarëve u intereson ndryshimi i sistemit. Rama p.sh në 2017 duhej të kishte 69 mandate, por mori 74 mandate me të njëjtën sasi votash falë sistemit. Rama s’ka 84 vota ndaj duhet të negociojë me palën tjetër. PD-së i intereson proporcionali kombëtar, por edhe qytetarëve. Ndarja territoriale ka krijuar feude. Krijon dhe pabarazi të votës. Një votë në Kukës s’e ka njësoj votën me një në Tiranë. Pabarazia është esktreme.”, tha Shabani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




