SHBA ashpërson politikën e vizave, masat e reja godasin individët e lidhur me kundërshtarët e Amerikës

Botë | 6 muaj më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar një shtrëngim të mëtejshëm të politikave të tyre të udhëtimit dhe emigracionit, duke vënë në shënjestër individët që bashkëpunojnë ose veprojnë në interes të vendeve apo grupimeve që konsiderohen si kundërshtarë të SHBA-së.

Paralajmërimi u bë publik këtë të enjte dhe u nda edhe nga përfaqësia diplomatike e SHBA-së në vendin tonë.

Përmes kanaleve zyrtare të komunikimit në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Tiranë shpërndau udhëzimin e ri të Uashingtonit, i cili nuk lë vend për ekuivoke rreth atyre që ndihmojnë rrjetet e huaja armiqësore.

“Departamenti i Shtetit po shtrëngon masat ndaj vizave për personat që ‘punojnë në emër të kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara’,” theksohet në njoftimin e shkurtër të Ambasadës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme