SHBA, urdhër ambasadorëve mos të komentojnë mbi zgjedhjet jashtë vendit, Rubio: Vetëm urim fituesit

Botë | 1 vit më parë

Një udhëzim i ri i firmosur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ndalon ambasadat amerikane të komentojnë mbi ndershmërinë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve në vendet ku operojnë.

Ky hap formalizon një politikë që SHBA-ja kishte nisur prej kohësh, duke u distancuar nga roli i vlerësuesit të proceseve zgjedhore në vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ambasada amerikane në Tiranë përgëzoi popullin shqiptar dhe ritheksoi angazhimin për të vijuar partneritetin me Shqipërinë pa dhënë asnjë qëndrim mbi pretendimet e opozitës apo ndershmërinë e procesit.

Udhëzimi nga Sekretari Rubio thekson që deklaratat për zgjedhjet e huaja të përqendrohen vetëm në përgëzimin e kandidatit fitues dhe të shmanget shprehja e mendimeve.

Kjo qasje e re nënkupton se SHBA nuk do të jetë më arbitër i proceseve zgjedhore jashtë vendit,  duke ndryshuar thellësisht rolin e saj tradicional në promovimin e demokracisë nëpërmjet vlerësimeve zgjedhore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme