SHBA heq sanksionet ndaj ndihmësit të kryeministrit Orban, Antal Rogan

Botë | 2 vite më parë

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj një ndihmësi të ngushtë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Lajmi u komunikua nga Departamenti i Shtetit, duke shtuar se masat ndëshkuese nuk ishin në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së .

“Sekretari informoi ministrin e Jashtëm Szijjarto për largimin e zyrtarit të lartë hungarez Antal Rogán nga Lista e Shtetasve të Përcaktuar Posaçërisht dhe Personave të Bllokuar të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, duke vënë në dukje se përcaktimi i vazhdueshëm nuk ishte në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce.

Sipas kwsaj tw fundit,  Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe homologu i tij hungarez, ministri i Jashtëm Péter Szijjártó diskutuan gjithashtu forcimin e shtrirjes SHBA-Hungari për çështje kritike dhe mundësitë për bashkëpunim ekonomik.

Orbán dhe partia e tij Fidesz kanë qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Donald Trump në Evropë.

Administrata e Joe Biden vendosi sanksione ndaj Roganit më 7 janar për korrupsion të dyshuar, në një lëvizje që Budapesti u zotua ta sfidonte pasi Trump të kthehej në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Rogán është një ndihmës i ngushtë i Orbanit dhe ka drejtuar zyrën e tij të kabinetit që nga viti 2015.

“Gjatë gjithë mandatit të tij si zyrtar qeveritar, Rogán ka orkestruar sistemin e Hungarisë për shpërndarjen e kontratave dhe burimeve publike për miqtë besnikë ndaj tij dhe partisë politike Fidesz,” tha në atë kohë departamenti i thesarit i SHBA-së .

Akuzat për korrupsion dhe miqësi e kanë ndjekur Orbanin që kur ai erdhi në pushtet në vitin 2010, ndërsa marrëdhëniet e Budapestit me Uashingtonin u tensionuan gjithnjë e më shumë gjatë presidencës së Biden, pjesërisht për shkak të lidhjeve të ngrohta të Budapestit me Moskën, pavarësisht luftës në Ukrainë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme