Mbyllet gazeta e pavarur ruse “Novaya Gazeta”, ndaloi së funksionuari pas presionit të Kremlinit
Gazeta kryesore e pavarur ruse, “Novaya Gazeta”, njoftoi të premten se po mbyllet, duke thënë se ishte “vrarë” nga presioni shtetëror pas viteve të tëra represioni ndaj gazetarëve të saj, raportimet e të cilëve ishin kritike ndaj Kremlinit dhe luftës së tij në Ukrainë.
Mbyllja e “Novaya Gazeta-s”, një nga mediat e fundit që kritikoi hapur pushtimin e Ukrainës nga Rusia, shënon pikën më të ulët në fushatën e Moskës kundër zërave disidentë, e cila u përshpejtua pasi Kremlini dërgoi trupat ushtarake në vendin fqinj në shkurt të vitit 2022.
Që atëherë, medias, e konsideruar prej kohësh një bastion i gazetarisë së pavarur, i është hequr licenca, gazetarët dhe redaktorët e saj janë marrë në pyetje dhe arrestuar nga autoritetet ruse ndërsa janë përballur edhe me kontrolle në banesa. “Novaya Gazeta është mbyllur. Novaya Gazeta po i jep fund ekzistencës së saj”- tha kryeredaktori Sergei Sokolov në një deklaratë të publikuar në YouTube.
Mes emocionesh, ai shtoi se autoritetet ruse, shërbimet speciale ruse, e detyruan ekipin editorial të ndërpresë punën. “Novaya Gazeta”, e themeluar në vitin 1993 ishte një nga gazetat më të njohura në Rusi që raportonte dhe dokumentonte shkeljet e të drejtave të njeriut, por është klasifikuar nga Moska si “agjente e huaj”, një etiketim i përdorur për të shtypur çdo zë disident.
Themeluesi dhe ish-kryeredaktori i saj Dmitry Muratov, i cili bashkë me gazetaren e vrarë Anna Politskovkaja, ishin fituesit e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2021 për përpjekjet për të mbrojtur lirinë e shprehjes në drejtimin e asaj gazete.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




