SHBA publikon pamjet, momenti kur forcat amerikane shkatërrojnë një kullë kontrolli detar iranian pranë Hormuzit

Ushtria amerikane njoftoi të premten se kishte shkatërruar një kullë mbikëqyrjeje në Portin Chabahar Shahid Kalantari në Iran, e cila sipas Komandës Qendrore të SHBA-së ishte pjesë e një rrjeti të përdorur nga Garda Revolucionare Islamike për të gjurmuar dhe synuar anijet tregtare që kalojnë Ngushticën e Hormuzit.
Pamjet tregojnë kullën duke u shënjestruar dhe më pas duke u shkatërruar nga sulmi. Në rrjetet sociale po qarkullojnë edhe video të filmuara nga qytetarë, të cilat tregojnë momentin e goditjes nga një kënd tjetër.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, publikoi në platformën X një fotografi nga momenti i sulmit, të shoqëruar me mesazhin: “Irani nuk kontrollon Ngushticën e Hormuzit.”
Sipas një deklarate të CENTCOM, më 16 korrik forcat amerikane shkatërruan kullën e mbikëqyrjes në portin Chah Bahar Shahid Kalantari, pjesë e një rrjeti mbikëqyrjeje detare që, sipas SHBA-së, është përdorur prej dekadash nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) për të monitoruar dhe shënjestruar anijet tregtare që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.
Ndërkohë, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se kishte sulmuar një qendër komande të operacioneve speciale amerikane në Al-Tanf, Siri, si hakmarrje për vrasjen e ushtarëve iranianë në Iranshahr.
Po ashtu, Garda Revolucionare tha se kishte shënjestruar sisteme radarësh dhe avionë ushtarakë amerikanë në Katar, duke pretenduar se kishte shkatërruar disa avionë furnizimi me karburant dhe avionë luftarakë.
Në deklaratën e saj, Garda u bëri thirrje qytetarëve jordanezë të shënjestrojnë “interesat e amerikanëve agresivë dhe anti-islamikë” në vendin e tyre.
Në Kuvajt, Ministria e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Rinovueshme njoftoi se një stacion prodhimi energjie dhe desalinimi u godit nga një sulm iranian, duke shkaktuar zjarr dhe ndërprerje të një numri të madh njësish prodhimi.
On July 16, U.S. forces successfully destroyed the Chah Bahar Shahid Kalantari Port surveillance tower, part of a maritime surveillance network along Iran’s Gulf of Oman coastline used for decades by the Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC) to track and target commercial… pic.twitter.com/CgBNvgOFf9
— U.S. Central Command (@CENTCOM) July 17, 2026
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




