Shefi i Premier League përjashton mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve jashtë Anglisë

Uncategorized | 1 vit më parë

Sezoni i ri i Premier League nis sot në mbrëmje me ndeshjen Liverpool-Bournemouth ndërsa shefi i kampionatit më të ndjekur në botë ka përfituar nga rasti për të treguar qëndrimin e tij mbi një argument, i cili është ngritur së fundmi nga La Liga dhe Serie A.

“Fakti se La Liga dhe Serie A do të zhvillojnë ndeshje jashtë kufijve të shteteve përkatëse nuk na prek aspak. Madje mund të konfirmoj se kjo nuk është një çështje për Premier League”, tha Richard Masters.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme