Shembet masivi shkëmbor, humb jetën minatori në Bulqizë. Arrestohen 2 punonjës të stafit teknik

Një minator ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor në një minierë në Bulqizë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 shtator, ndërsa në pranga janë vënë dy punonjës të stafit teknik nën akuzën se nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në punë.
38-vjeçari K.Dk. humbi jetën si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor gjatë punës në galeri në një subjekt minerar në zonën D të Bulqizës.
Në pranga përfunduan dy punonjësit, G. K., 47 vjeç, me detyrë brigadier dhe B. C., 62 vjeç, me detyrë teknik, të dy banues në Bulqizë.
Gjithashtu, po hetohet në gjendje të lirë edhe 67-vjeçari R. P., me detyrë drejtues teknik në subjektin minerar.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




