Shembja e kullës së Kontëve në Itali – Humb jetën punëtori që mbeti nën rrënoja

Europë | 12 muaj më parë

Humbi jetën punëtori i cili u nxor nga rrënojat e një kulle mesjetare që u shemb pjesërisht në Romë. Lajmi u konfirmua nga autoritetet italiane dhe rumune.

Octav Stroici, 66 vjeç, u nxor i vetëdijshëm gati 12 orë pasi një pjesë e Kullës së Kontëve pranë Koloseut, u shemb duke e zënë poshtë. Ministria e Jashtme rumune pasi shprehu ngushëllime tha se Stroici ishte shtetas rumun.

“Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të ekipeve të mjekëve në Romë, Octav Stroici, i cili mbeti i bllokuar nën rrënojat e një ndërtese historike që po i nënshtrohej punimeve restauruese, për fat të keq ndërroi jetë”- beri me dije ministria, duke shtuar se një punëtor tjetër rumun i bllokuar gjithashtu nën rrënoja, u evakuua me sukses dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Incidenti në Kullën e Kontëve ndodhi rreth mesditës së të hënës, ndërsa disa minuta më vonë u pasua nga një shembje të dytë. Kulla e shekullit të 13-të, e vendosur pranë Koloseut , po i nënshtrohej punimeve restauruese në atë kohë.

Tre punëtorët që ishin brenda saj në kohën e shembjes arritën të shpëtonin, ndërsa njëri u dërgua në spital në gjendje kritike. Mesazh ngushëllimi shprehu edhe kryeministrja italiane Georgia Meloni. Kulla e Kontëve u ndërtua në shekullin e 13-të nga Papa Inoçenti i Tretë si rezidencë për familjen e tij. Një seri tërmetesh në shekujt XIV-të dhe XVII-të dëmtuan katet e sipërme të saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme