Rama publikon pamje nga Vlora për rikthimin e hapësirave publike: S’ka pushim!

Operacioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje po zhvillohet me intensitet në të gjithë territorin e vendit, si pjesë e përgatitjeve për zbatimin e programit të ri “Rilindja Urbane 2.0”.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje të reja nga operacionet që po zhvillohen në qytetin e Vlorës për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe rikthimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit.
Në postimin e tij, ai ka theksuar vazhdimësinë e këtij aksioni me një mesazh të shkurtër, por të qartë, “Ska pushim”.
Ndryshe nga ndërhyrjet sporadike, kjo nismë është konceptuar si një proces sistematik dhe afatgjatë.
Sipas kreut të ekzekutivit, ky operacion nuk është një aksion i përkohshëm, por një proces sistematik që ka nisur prej muajit korrik dhe po zbatohet me prioritet në të gjithë territorin përgjatë gjithë katër viteve të qeverisë.
Për të goditur më fort fenomenin e ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal janë parashikuar ndëshkime më të ashpra për shkelësit.
Sipas portalit “Hapësira Ime Publike”, ku qytetarët kanë një rol aktiv dhe mund të denoncojnë çdo rast abuziv për ndërtimet pa leje, mësohet se deri më sot, janë regjistruar 14476 denoncime, prej të cilave 10709 janë zgjidhur, ndërsa 3767 raste janë në proces shqyrtimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




