Shënoi 2 gola kundër Teutës, Partizani e “shpërblen” me rinovim kontrate sulmuesin kolumbian

Abissnet Superiore | 12 muaj më parë

Shënoi dy gola në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Teutës, të cilën Partizani e fitoi me përmbysje 3-2. Paraqitjet e Diego Contrerasit janë vlerësuar nga drejtuesit e klubit “të kuq”, të cilët kanë vendosur që të rinovojnë kontratën e sulmuesit kolumbian deri në vitin 2029.

“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me futbollistin Diego Contreras.

Sulmuesi kolumbian 22-vjeçar i cili konsiderohet një lojtar premtues ka nënshkruar së fundmi një kontratë 4 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me të kuqtë”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme